Të rinj dembelë që nuk punojnë dhe nuk shkollohen. Ja në cilin vend renditet Shqipëria

255

Përqindja e të rinjve shqiptarë që as nuk punojnë dhe as nuk janë në shkollë, është një nga më të lartat në Europë.

Të rinjtë e grupmoshës 15-19 vjeç që janë pa punë dhe nuk ndjekin asnjë lloj studimi zënë rreth 27,9% të të rinjve, sipas të dhënave të INSTAT.

Nga studimi i kryer, publikuar në Monitor.al, Shqipëria rezultoi e 5-ta pas Turqisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë me numrin më të madh të të rinjve që nuk punojnë.

Gjatë vitit të kaluar, një në gjashtë të rinj europianë nuk ishin as në shkollë, as në punë, ose 17% e totalit të të rinjve, ndërsa në Shqipëri, afërsisht 1 në 4 të rinj nuk është i zënë as me punë dhe as me studime.

Nga studimet e kryera nga Anketa e Forcës së Punës në BE rezultoi se pas një trendi në rënie në përqindjen e të rinjve që s’punojnë, ndikimi i pandemisë ndryshoi sërish gjërat.

Çfarë vihej re ishte se në të gjitha vendet e Europës, përqindja e femrave të reja as në punë dhe as në shkollë ishte më e lartë se ajo e meshkujve. Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës duke cenuar kryesisht grupet më të prekshme, gratë dhe të rinjtë. Ndërsa në vendin tonë, vetëm gjatë vitit të kaluar, mbi 12 mijë të rinj shqiptarë humbën punën.

Burimi: Monitor.al