Sali Berisha: Çdo shqiptar e di që unë jam i ndershëm dhe s’kam marrë asnjë qindarkë nga xhepat e tyre

297

Sali Berisha: Çdo shqiptar e di që unë jam i ndershëm dhe s’kam marrë asnjë qindarkë nga xhepat e tyre.

Jam i varfër dhe jetoj me pensionin e gruas
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ndryshon qëndrim dhe thotë se s’ka forcë në botë ta ndryshojë nga vendimi që ka marrë për të vijuar si pjesë e parlamentit në shtator.

Ai siguron se edhe Basha i ka kërkuar në takim ambasadores së SHBA, Yuri Kim të ketë transparencë mbi vendimin për shpalljen non-grata të Berishës dhe akuzës për korrupsion. ”çfarë vendimi prisni të marrë Basha lidhur me rolin tuaj?

Së pari, më lejoni të shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen një masakër zgjedhore, kërkon ti diktojë atij vend, këtij vendi se kush duhet dhe nuk duhet të futet në parlament.

Do më lejoni pak ta zhvilloj këtë koncept. Ajo në konceptin e saj, qëndrimine saj e lidhi me dogmën e barit. Jo rastësisht. Ajo është njeri i shkolluar mirë, ka lexuar. Edhe Enver Hoxhën, edhe Abraham Linkolnin, e Kim Jong Un. Në politikë lexon.

Por një gjë ju them, për të gjithë ata para gjeneratës suaj, diktati dhe bari janë binom i pandarë.
Shqipëtarët e dinë mirë se në diktaturë kur njerëzit kishin deleguar diktatorit, ai u ofronte si rrugë shpëtimi për mbrojtjen e tij barin. Shqiptarët kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur, kanë ngrënë mish të ngordhur dhe kanë vdekur. Sepse njeriu par avdekjes përpiqet të shpëtojë.

Kjo ka ndodhur dikur edhe në Korenë e Veriut. Tani ndoshta s’ndodh se i ka dhënë disa parcela. Diktatura dhe bari janë të lidhura. Gjithçka unë po bëj, pikërisht është që shqiptarët mos hanë bar. Dhe rruga e vetme është transparenca, unë s’po ofroj bar, por transparencë.