Reagon ashpër Washingtoni: “Sali Berisha do marr ndëshkimin e merituar me burg”

606

Dy orë pas konferencës për shtyp të Sali Berishës, ku akuzoi Shtetet e Bashkuara se po e sulmojnë politkisht, ka ardhur edhe reagimi i Uashingtonit për ndëshkimin e ANTI-AMRIKANIT Sali Berisha.

Zyra e shtypit e ambasadës amerikane në një reagim për RTSH shkruan se:

“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar:

Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”.

Kujtojmë se që prej shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA, Sali Berisha nuk ka kursyer sulmet ndaj presidencës së Joe Biden. Ai ka paditur sekretarin Blinken për shpifje, teksa ambasadoren amerikane Yuri Kim e sulmon sa herë që i jepet rasti, herë si albanofobe dhe herë si guvernatore…