“Pije një kafe”, futi 10 euro mes pasaportës, polici i vë prangat 50-vjeçarit shqiptar në kufi me Kosovën

Një 50-vjeçar nga Shqipëria ka tentuar të futet në Kosovë përmes pikës kufitare të Vërmicës duke korruptuar policin.

Ai i ka lënë një kartëmonedhë 10 euro në mes të pasaportës. Në momentin kur ai e ka pyetur përse janë vendosur paratë aty, 50-vjeçari ka deklaruar se i ka lënë për një kafe.

“Sot më datë 6.08.2021, në orën 05:55 minuta, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, një shtetas nga Shqipëria gjatë kalimit të kufirit Shqipëri – Kosovë, kishte tentuar që t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë gjatë kontrollave të kalimit kufitar.

Shtetasi shqiptar me inicialet Q.H, i lindur në vitin 1971, gjatë procesit të kontrollit, në pasaportën e tij kishte lënë një kartëmonedhë (10 euro), dhe kur është pyetur nga zyrtari kufitar për kartëmonedhën, i njëjti ishte përgjigjur se i kishte lënë për kafe.

Me këtë rast zyrtarët policorë kanë marrë masat e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës si dhe kartëmonedha është konfiskuar si dëshmi materiale.

Pas perfundimit të procedurave personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në qëndrën e ndalimit, kurse malli së bashku me automjetin është kthyer prapa”, njofton policia.

Ilir Shaqiri thumbon hapur këngëtarin për hyrjen në shtëpinë e “BBVA”: Kur e di çfarë vajze ke…

Balerini dhe ish-fituesi i BBVA 1,Ilir Shaqiri ishte i ftuar tek Ermal Peçi në emisionin e tij “Më prit në fundjavë”.   Përpos planeve për të...

“Do të përjetoni më shumë gëzim”, kjo është java me fat në dashuri për këto shenja të horoskopit

Duke lënë ngadalë sezonin e Peshqve dhe duke mirëpritur atë të Dashit, periudha që po kalojmë është veçanërisht e rëndësishme dhe kalimtare.   Dielli lëviz në...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Fëmija me sindrοmën Dοwn i dashuruar pas Luizit: “ti nuk më pëlqen se e shan” video

Luizi ka marrë informacionin më të rëndësishëm nga njerëzit...

Eni i BBV i jep fund beqarisë me gazetaren e njohur? Dalin fotot nga ceremonia e tyre…

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare...

Armando Broja i bën surprizën e bukur Luizit brenda në shtëpinë e BBV (foto)

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë...