Në krahët e njëri-tjetrit, Arbana dhe Eduarti “arratisen” drejt këtij super destinacioni

170

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë kthyer në një prej çifteve më të dashur dhe më të pëlqyer për publikun shqiptar.

Dyshja kanë zgjedhur që të kalojnë ditët e ngrohta të verës në shtetin fqinjë, Greqinë, ku dhe po kalojnë momente të paharrueshme së bashku.

Edhe pse me pushime, ato nuk kanë qëndruar larg fansave të tyre, me të cilët kanë ndarë gjithë përjetimet e këtyre ditëve speciale dhe mjaft të veçanta. Si gjithmonë, Arbana zgodhi të na ëmbëlsojë të gjithëve me një foto mjaft të bukur që ka publikuar në Instagram, plot dashuri në krahët e gjysmës së saj më të mirë, Edit.

Padyshim që komentet kanë qenë të shumta nga miqtë dhe fansat e dyshes, të cilët duken më të dashuruar se kurrë duke jetuar ditët e tyre më të mira në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kujtojmë se në muajin tetor të vitit të shkuar, Arbana Osmani solli në jetë fëmijën e saj të dytë si fryt i dashurisë me Edin. Ajo lindi sërish një djalë dhe të voglin e pagëzuan me emrin Diell.

Dyshja kishin paralajmëruar prej kohësh se për djalin do të zgjidhnin një emër shqiptar, siç është edhe emri i Jonit, djalit të madh të moderatores dhe ashtu bënë vërtetë.