Gazetares shqiptare nuk po i pritet për ardhjen e Bregovic: Spektatore e radhës së parë

Në vazhdën e bujës për ftesën si mysafir special që iu bë frymëzuesit të çetnikëve serb, Goran Bregovic nga Bashkia e Korçës, një ‘perlë’ ka ardhur nga gazetarja Kozeta Kurti.

Dikur e njohur për programet e saj radiofonike, aktualisht, me një emision të sajin në një televizion krejtësisht periferik, Kozeta që edhe vetë angazhohet në organizim koncertesh, duket se mezi e pret mbrëmjen me Goranin që i ka të ndaluara koncertet në disa vende përfshirë Ukrainën dhe Poloninë.

Ajo në rrjete sociale ka ndarë një sekuencë nga performancat e Bregovic duke u shprehur:

“22 gusht 2021 në Shqipëri. Unë, spektaktore e radhës së parë”

Kozeta që shquhet për krijim polemikash, ka vazhduar diskutimet në rrjete sociale duke thënë se një artist nga Kosova do të performojë para Bregovic.

Në aludimin e ndjekësve se a e ka fjalën për Capital T, ajo është shprehur se reperi “kurrë nuk ka qenë i ftuar në festivalin e birrës”.

Qeni bën sjellje të çuditshme pak para se të binte tërmeti, PAMJET bëhen virale (Video)

Një video e një qeni po qarkullon në rrjete sociale.   Kafsha bën sjellje të çuditshme pak para se të ndodhë tërmeti tragjik në Turqi.   E lehura...

“Ty të manipuloi Luizi”/ Debat mes banorëve për Armaldon dhe Luizin

Një bisedë që nisi me batuta, përfundoi keq mes Armaldos dhe Luizit. Ata të dy debatuan ashpër mbrëmjen e kaluar, duke lënë pjesën tjetër të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME