“FERRI NË TOKË” shkrumbon banesa e çdo gjë i del para, kryebashkiaku bën thirrjen e dëshpëruar

Përkeqësohet situata nga zjarret në Atikë, flakët kanë përparuar drejt zonave të banuara.

Mediat greke raportojnë se situata është tepër kritike në Agios Stefanos, ku flakët kanë përfshirë disa banesa.

“Ferri është fjalë e vogël për të përshkruar situatën”, shkruajnë mediat e shtetit fqinj.

Kryebashkiaku grek ka dhënë alarmin në një kanal televiziv:

“E gjithë Parnitha do të digjet, unë bëj thirrje për zjarrfikës. Kemi një zjarrfikëse dhe një helikopter por duhen forca shtesë. Unë po bëj apel!”, ka deklaruar Brettos.

Situata është kritike në Acharnes dhe Thrakomakedones, ku autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve për evakuuim të menjëhershëm.

Disa vatra zjarri me rrezik të madh janë në Evia, Ilia, Laconia, Messinia.

Sot u shënua edhe viktima e parë nga zjarret në Greqi, një shtyllë u këput dhe i mori jetën një zjarrfikësi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...