Edhe Antonela i futet muzikës: Kam dy këngë me Mevlanin, nuk u publikuan se nuk e la gruaja

110

Antonela Berishaj është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të momentit.

Duket se ende ka prapaskena të pazbuluara nga Përputhen dhe lidhja e saj me Mevlanin .

E ftuar në emisionin “Te shoqja” së fundi Antonela ka zbuluar se ka realizuar dy këngë me mevlanin por që nuk janë publikuar për shkak se nuk e ka lejuar Ledjana.

“E di çfarë, edhe po ta mendosh të hysh duket sikur filluan dhe këta të Pëpruthen iu futën muzikës.

Unë të them të drejtën nuk e kam thënë kurrë, kam bërë dy këngë kur kam ardhur në Pëpruthen për herë të parë me Mevlanin, por nuk u publikuan kurrë ato dy këngë. Pastaj bëra një këngë vetëm por nuk e di nëse do ta publikoj për momentin.

Këngët kanë patur tematike dashurie, ishin diskutim, unë e ai diskutonim në këto këngë por nuk u publikuan kurrë se nuk e la gruaja”, shprehet antonela duke lënë të nënkuptohet se Ledjana nuk e ka lejuar Mevlanin që të publikojë këto këngë.