Deputetes shqiptare i tregojnë gishtin e mesit, ja reagimi i saj (foto)

219

Aktorja dhe deputetja nga Kosova ka reaguar në lidhje me ftesën që i është bërë këngëtarit serb, Goran Bregoviç, për të qenë pjesë e Festivalit të Birrës në Korçë.

Adriana Matoshi ka publikuar në “Instastory” një lajm që njofton ardhjen e tij në Shqipëri, e krahas saj ka lënë edhe një shkrim të saj.

“Artistë të Shqipërisë, sidomos ju që keni influencë të madhe, mos t’ju vijë keq që të bëni nga një storje! Asgjë nuk humbisni, veç çka na merrni zemrën më shumë”, ka shkruar Matoshi në postimin e saj.

E mesa duket pas këtij postimi, deputetja ka marrë mesazhe të shumta, edhe nga persona që janë kundër. Një ndjekëse i ka dërguar asaj një emoji ku tregohet gishti i mesit. Aktorja e njohur ka vendosur që mos t’i kthejë përgjigje, por mesazhin e saj ta bëjë publike me emër.