Zjarr në Shkodër rreth mesnatës, flakët shumë pranë banesave e xhamisë

443

Një tjetër qytet është përfshirë nga zjarri në Shqipëri.

Zjarri ka shpërthyer rreth mesnatës së kaluar në lagjen “Tepe” të qytetit të Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat.

 

Sipas Neës24, bëhet e ditur se zjarri është shfaqur pranë xhamisë në “Tepe” dhe është përhapur me shpejtësi, i favorizuar dhe nga era. Dy mjete zjarrfikës të MNZSH Shkodër dhe gjashtë forca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e flakëve.

 

Sipas informacioneve të para zjarri ka qenë në përmasa të pazakonta, duke krijuar jo pak panik, për shkak se rrezikonte banesa dhe xhaminë, por që fatmirësisht është izoluar pa lënë pasoja.

 

“Një zjarr u raportua rreth orës 22:31, në lagjen Tepe të bashkisë Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Opinion.al