Marin Mema së shpejti baba për herë të parë? Gazetari më i dashur nga shqiptarët flet si rrallëherë për jetën personale

Nga Kolonja, vendi i tij i origjinës, Marin Mema ka dhënë një intervistë shumë të veçantë për “Pushime On Top”.

Gazetari i njohur foli si rrallë herë për jetën personale dhe planet për t’u bërë baba. I pyetur nga moderatorja Ori Nebijaj nëse e mendon të bëhet prind, ai u përgjigj: “Po patjetër, nuk ka njeri që mos e mendojë të bëhet babi ose mami.

Patjetër që unë do t’i sjell në vendin ku kam origjinën, pavarësisht se unë jam lindur dhe rritur në Tiranë”, shtoi ai teksa theksoi se nuk e di se sa të largët e sheh si plan. Marini foli edhe për jetën personale dhe arsyen pse ka vendosur ta mbajë larg rrjeteve sociale vajzën e zemrës.

“Është zgjedhje e të dyve, është zgjedhje edhe e imja për t’i mbajtur gjërat e mia për vete. Është më bukur kur ti gjërat private i mban për veten tënde. Njerëzit mua më njohin për Marinin që ka dëshirë të zbulojë Shqipërinë, për të sjellë ato vështirësitë, problemet, për të sjellë ato gjërat e bukura.

Dhe Marinin e kanë zgjedhur për këtë pjesë, kurse pjesa private nuk është një gjë që do të ishte në interesin e njerëzve”, u shpreh gazetari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...