Dasmorët goditen nga rrufeja, 17 të vdekur e 14 të plagosur

Të paktën 17 dasmorë kanë vdekur në Bangladesh pasi janë goditur nga rrufeja.

14 persona të tjerë, përfshirë dhëndrin janë plagosur ndërsa nusja nuk ishte me dasmorët në atë kohë. Dasmorët po zbrisnin nga varka në qytetin buzë lumit Shibganj,

duke u nisur drejt shtëpisë së nuses, kur janë përfshirë nga stuhia dhe më pas nga rrufeja. Çdo vit, qindra njerëz në të gjithë Azinë Jugore vriten nga rrufeja.

Në vitin 2016, Bangladeshi shpalli goditjet e rrufesë një katastrofë natyrore kur më shumë se 200 njerëz vdiqën vetëm në muajin maj, përfshirë 82 persona në një ditë të vetme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...