“Çuna e dini vetë ju. Shishe birra kokës”, Noizy kërcënon këngëtarin serb që do vijë në Korçë

Ftesa e Goran Bregovic në festën e birrës në Korçë ka nxitur reagime të shumta në radhën e artistëve shqiptarë.

I fundit që ka reaguar i revoltuar e madje ka kërcënuar se do të dhunojë këngëtarin serb është reperi i njohur, Noizy.

Përmes disa postimeve në Instagram ai shprehet se Goran Bregovic nuk e njeh askush në Korçë dhe nuk ka pse të jetë i ftuar. Po ashtu ai shkruan se nëse nuk anulohet ftesa, ai do të nxisë fansat e tij, që ta godasin me shishe birre në kokë.

Noizy shprehet se në Shqipëri ndodhet edhe Dua Lipa, kështu që organizatorët e festivalit mund të ftojnë atë nëse duan një artist me famë botërore.

“Bashkia e Korçës çne ai këngëtar për festën e birrës? Kush e njeh atë në Korçë? Anulojeni. ‘Cancel atë’ ose unë do nxis fansat. Ashtu siç nxiti ai në luftën e Kosovës.

Shishe birra kokës. Çuna e dini vetë ju. Shishet plot jo bosh, se desh harrova. Dua Lipa është këtej. Plus e njeh gjithë bota… Thirreni atë”, shkruan Noizy në disa postime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...