A do të hyjë apo jo në Kuvend, Berisha jep përgjigjen FINALE

316

Ashtu siç premtoi ish-kryeministri Sali Berisha mbajti sot një konferencë për shtyp ku ka folur për problemet e tij politike, shpalljen non-grata, betejën ligjore me Blinken dhe hyrjen në Kuvend.

I pyetur për këtë të fundit, Berisha u shpreh se do të hyjë në Kuvend në muajin shtator dhe kjo nuk ka kthim pas. Ai do të hyjë që të përfaqësojë dhe mbështesë të gjithë ata që e votuan dhe që i dhanë mandatin e deputetit.

Berisha theksoi se nuk kërkon që Partia Demokratike të mbështesë situatën e tij dhe betejën me sekretarin e DASH, Antony Blinken por të mos e pengojnë nëse kundër tij nuk del asnjë provë.

“Nuk kam grup parlamentar, përveç Partisë Demokratike. Unë e kam shprehur, një po ngeli, unë do të jem i dyti“, u shpreh Berisha.

“Në Parlament unë do futëm ashtu siç më kanë votuar qytetarët. Çdo vendimi i cili në vend të transparencës zgjedh diktatin unë do ti kundërvihem, me një aleancë me çdo demokratë dhe shqiptarë, me një betejë kundër këtij vendimi.

Unë kërkoj nga PD që të mos angazhohet në këtë betejë. PD ka një detyrë të kërkojë fakte, prova, dokumenta. Në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin. Diktati të çon të bari”, tha Berisha.