Vjehrra e Arbanës i ngjan kaq shumë moderatores, ja foto që na “rrëmbyen” zemrën

450

Vjehrra e Arbanës qenka fiks si moderatorja kur vjen fjala tek gatimi dhe të shijuarit e ushqimit.

Ajo në fakt qenka një mjeshtre e vërtetë e gatimit tradicional. Moderatorja është për vizitë në Malësinë e Madhe ku ka marrë me vete dhe Diellin, dhe vjehrra paska vendosur ta “shkrijë talentin” përpara nuses, e cila është dhe vetë një kuzhinjere “me nam”!

Arbanën, ajo e ka pritur përvec të tjerash me një tavë krapi, e cila që nga fotoja “ ta bën me sy”, dhe me atë që vendasit e quajnë “djathi i ziem” . Aq është kënaqur nusja sa ka shkruar në rrjetet sociale se kjo tavë krapi, “ meriton të mbrohet nga Unesco”.