Rrëfehet gazetarja e njohur shqiptare. Edi Ramën nuk do ta intervistonte kurrë, intervista më e dobët ajo me Jasminën e Përputhen

250

Jemi mësuar që Flori Gjinin dhe Erjona Rusin t’i shohim gjithmonë duke moderuar krahë njëri-tjetrit në emisionin “Shqipëria LIVE”.

Këtë hërë, dyshja e prezantuesve janë bërë sërish bashkë, por në role të tjera. Moderatorja është intervistuar sot nga Flori në “Pushime On Top”.

Erjona nuk ka nguruar t’i përgjigjet as pyetjeve pikante të kolegut të saj. Gjatë intervistës ajo ka zbuluar se ndryshe nga ç’do dëshironin shumica e gazetarëve shqiptarë, ajo nuk do donte t’a intervistonte kurrë Kryeministrin Edi Rama.

Erjona tregoi gjithashtu se intervista më e rëndësishme që ka marrë ndonjëherë ka qenë me Zoran Zaev, e ndërkohë më e dobëta ajo me Jasmin Kadriun, nga “Për’puthen”.

Flori Gjini: Intervista më e mirë që ke marrë ndonjëherë?

Erjona Rusi: E kam shijuar, sepse ishte shumë e rëndësishme, Zoran Zaev. Ka qenë madje intervista e parë e plotë për një media shqiptare, që ja kam marrë unë. Dhe ishte e para ku ai lëshoi ‘bombat’ e famshme të përgjimeve. Ishte e jashtëzakonshme.

Flori Gjini: Intervista më e dobët?

Erjona Rusi: Me një nga vajzat e Për’puthen, Jasmina.

Flori Gjini: Intervista që nuk do të doje të bëjë asnjëherë?

Erjona Rusi: Nuk jam shumë e bindur, por mbase Edi Ramën. Nuk do doja ta intervistoja.