Rama reagon për të moshuarin që humbi jetën nga flakët në Gjirokastër: Zjarri ishte i tërbuar…

Kryeministri Edi Rama sapo ka reaguar për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi ynë, tashmë prej një jave nga zjarret e mëdha, nga veriu në jug.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video nga operacionet e Forcave të Armatosura duke siguruar se puna vijon pa pushim për normalizimin e situatës.

Ai gjithashtu në këtë shënim në Facebook, i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra si pasojë e zjarrit që i kishte shkuar deri tek dera e shtëpisë. Gruaja e tij sot në mbrëmje mbërriti në spital dhe është në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi dhe ajo mori plagë nga zjarri dhe u asfiksua nga tymi.

Reagimi i Edi Ramës

Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.

Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...