Prαngoset ‘LIVE’ i riu që i dha policit 50 euro pse po ecte me 133 km/h

134

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit korrik, ku në 30 ditë janë arrestuar 344 shoferë për vepra të ndryshme penale.

Janë pezulluar mijëra leje drejtimi dhe po ashtu mijëra masa administrative për të pabindurit.

Në videon e fundit të publikuar nga Policia Rrugore lidhur me shkeljet që janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, shihet një i ri i cili lëvizte me 133 km/h dhe është arrestuar pasi tentoi të korruptojë punonjësin e policisë me 50 euro.