“Po i mban një grua peng” Kampi “Al-hol” në Siri, nëna e Myrvete Dibrës lëshon thirrjen e fortë

Myrvete Dibra dhe vajzat e saj vazhdojnë të jenë në Siri.

Sipas mamasë së saj Hasimes, ato po mbahen peng nga persona brenda kampit famëkeq “Al-hol”.

Në një intervistë, Hasime Dibra shprehet se e bija e saj po kërcënohet bashkë me vajzat nga një grua brenda kampit, por emrin e saj refuzon ta thotë.

Ajo shton se e bija dhe mbesa kanë shumë frikë të flasin edhe pse duan shumë që të kthehen në Shqipëri.

“Kam folur me Myrveten dhe mbesën, më thanë se duan të rikthehen, iu bëhet presion. Është një shqiptare që i kërcënon, nuk ia them emrin. Mbesa e madhe Oliata është plagosur, ndërkohë që burri i vajzës ka 3 vite që nuk dihet se ku është.

Vajza nuk arriti dot të shkonte në kampin Roch, në momentin që nuk doli dot nga kampi i Al-Hol, shpresat u pakësuan. Vajza nuk flet dot, ka shumë frikë vetëm fshihet, nuk ka as telefon që të mund të flasim me të.

Vajza vetëm thotë po fshihemi, nuk e dimë ku jemi, më shumë na flet me mesazhe se nuk na merr dot me zë. Shpresoj që vajza e mbesat të kthehen sa më shpejt pasi atje janë në rrezik të madh. Nuk më tregojnë për vuajtjet që kalojnë atje, ka shumë persona që fshihen së bashku me vajzën time.

Vajza e të tjerët aty janë nën kthetrat e ISIS. Dihet emri i një shqiptareje që mban peng shqiptarët atje. Nuk e dimë se çfarë përfiton ajo grua që mban pengje, por dimë që vajzat kanë vuajtur shumë.

Po kërkoj me ngulm që të kthehet mbesa, është e plagosur në këmbë, vajza ime dhe të tjerët janë të mashtruar. Janë të shumtë ata që kanë shkuar atje e që janë penduar. Vajza ishte e martuar, ne nuk e dinim që do ikte pasi jetonte në Ulqin. Unë i kisha porositur djemtë që të mos binin pre e këtyre gjërave, dhe vetëm kur më telefonon vajza dhe më thotë se ishte në Siri.

Jam tmerruar kur më tha se ishte në Siri, në fillim më tha se ishte mirë, po jetonte mirë. Vajza iku me burrin, ne nuk dinim asgjë, as familja e burrit të saj nuk ka ditur gjë për largimin.

Tani e kanë situatën vështirë se janë në luftë, ata janë nën komandën e dikujt, kanë frikë për jetën. Nuk jemi ndalur, jemi përpjekur që ti bindim të kthehen, dëshira e tyre është që të rikthehen. Ti shoh edhe një herë dhe mund të vdes e qetë”, mbyll rrëfimin e saj dramatik Hasime Dibra.

Plas keq sherri në Top Channel, debati mes Salsano Rrapit dhe Arditit: Të kam parë e di çfarë skuthi je

Me debate të ashpra është shoqëruar spektakli i mbrëmshëm në Dancing With The Stars. Protagonistë të debatit janë bërë aktori i njohur i Portokallisë,...

Ky qen rri përditë ulur në plazh duke pritur me sytë nga deti që kur i zoti humbi jetën mes valëve

Mund të përshkruani çfarë është dashuria?   Shumë do të përgjigjen se është një nga ndjenjat më të pastra që dy njerëz mund të kenë për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME