Modelja shqiptare shijon pushimet me Dua Lipën, ndan foto nga jugu

180

Kristina Bakiu ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale se është takuar me Dua Lipën. Modelja ka ndarë disa fotografi ku shihet bashkë me Dua Lipën, familjen e saj dhe disa miq në Butrint.

Pas vizitës në kopshtin që po ndërtohet me mbështetje të fondacionit të saj, Dua po shijon perlat e jugut. Krahas argëtimit në bregdet, së bashku me familjen dhe të dashurin, Anwar, Dua ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme turistike.

Kjo është një mënyrë e mirë për t’ju thënë miliona ndjekësve të saj se Shqipëria është kaq e bukur, nga ku nuk do të donte të largohej kurrë.