Hapet pika doganore me Malin e Zi në Vermosh, Rama: Do shembim barrierat burokratike

153

Hapet pika doganore me Malin e Zi në Vermosh, Rama: Do shebim barrierat burokratike

“Është një lajm i mirë për të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë dhe nga sot kanë një pikë kalimi dinjitoze për t’u ndjerë qytetarë të dy vendeve. Nëse bashkë nuk i heqim të gjitha barrierat dhe nuk i bëjmë kalimin e qytetarëve tanë pa humbur asnjë minutë për identifikimin e dokumenteve.

Kamionët që lëvizin nga të dyja vendet duhet të presin për të bërë kontrolle. Ne këtë duhet ta ndryshojmë pa humbur kohë. Së shpejt siç kam folur në Tiranë me Abazoviç, do të angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipojën me pjesën e Malit të Zi. Aty do të kemi përsëri kontrolle.

Do shembim barrierat burokratike dhe tarifore. Ajo urë do të mundësojë kalimin për të gjithë turistët. Kjo është ajo që ndodh brenda BE. Kudo ku ka ura kalimi mes dy vendeve të BE, nuk ka kontrolle dhe pritje. Nuk kemi nevojë”, u shpreh Rama.