Edhe moderatorja bukuroshe shqiptare do i futet muzikës: Unë kam një zë të mirë, i kam gati tekstet patriotike

185

Disa muaj më parë, Eva Muarti i surprizoi të gjithë teksa këndoi live në emisionin “Soiree”.

Së bashku me grupin Alar Band ajo këndoi një këngë shqiptare dhe të gjithë u habitëm, sepse moderatorja dëshmoi se është e aftë edhe në këtë fushë të artit. Për këtë arsye, një ndjekës ka parashikuar se në të ardhmen e afërt Eva Murati do të jetë edhe këngëtare.

Këtë gjë e ka pohuar edhe moderatorja, e cila është shprehur se mundet që një ditë të bëjë ndonjë këngë. Ajo ka treguar se ka gati që tani disa tekste dhe se që të quhet një showgirl e vërtetë duhet patjetër edhe të këndojë.

“Nuk mund të jesh 100% një shoëgirl nëse nuk këndon! Kam kënduar 2 herë në televizion (para se të më dëgjonin) miqtë më thanë se do të jetë një lëvizje kamikaze, sepse nuk kam bërë ndonjë trajnim të përshtatshëm për të kënduar dhe madje edhe këngëtarët e vërtetë refuzojnë të këndojnë LIVE.

Herën e fundit që këndova para njerëzve ishte në 9-vjeçare dhe më pas kur hyra në gjimnaz nisa të prezantoja dhe këtu nisa karrierën profesionale si prezantuese televizive. Të kënduarit ishte diçka e frikshme, nuk kishte lidhje me prezantimin siç jam mësuar unë, nuk dija as si të mbaja mikrofonin!

Gjithsesi unë kam një zë të mirë, të qëndrueshëm, por të patrajnuar. Ndshta një ditë do të bëj një këngë, tashmë i kam disa tekste (madje edhe tekste patriotike)”, shkruan Murati.