“Dëgjohet muzikë dasmash dhe zëra njerëzish” Ky është pylli i ‘pushtuar’ nga shpirtrat, një atraksion për turistët (VIDEO)

501

Një lajm i çuditshëm aq edhe frikësues po qarkullon në mediat kosovare. Banorët e fshatit Pleshinë në Ferizajt besojnë se pylli i tyre është i pushtuar nga shpirtra.

Besnik Reka, një prej banorëve të këtij fshati ka rrëfyer për mediat kosovare disa histori të frikshme.

Sipas tij, banorët që kanë dalë për të ecur nëpër male, kanë dëgjuar muzikë dashmash dhe zëra njerëzish përveç tyre.

Më tej, ai thotë se një natë, një djalë i vogël i cili kishte dalë për të ruajtur delet me xhaxhanë e tij ishte zhdukur.

Këto histori kanë nxitur edhe më shumë kureshtjen e qytetarëve, të cilët kanë nisur që ta vizitojnë zonën me shpresën se do të shohin ndonjë dukur të mbinatyrshme.