Çfarë ngjashmërie! Valbona Selimllari prezanton për herë të parë të birin

245

Missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari është gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Ajo ka zgjedhur ta mbajë atë gjithmonë larg mediave rozë.

Mirëpo, herë pas here duket se bukuroshja nuk i reziston dot rrjeteve sociale dhe publikon ndonjë foto të fëmijëve me “pikatore”.

Së fundmi, Valbona ka prezantuar përmes një selfie në Instagram djalin e saj, Kejnin. Vihet re se ngjashmëria mes tyre është shumë e madhe. Madje edhe komentet e ndjekësve e kanë nxjerrë në pah këtë ngjashmëri.

Më herët, Selimllari është shfaqur publikisht me të bijën, e cila është tashmë një personazh i njohur i ekranit, falë pjesëmarrjes në në emisionin për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’.