“Të na hapin një gropë e të na fusin” Ulërima e përplasje mes banorëve dhe policisë, humb jetën një grua

636

Vijon situata e tensionuar në zonën e Baldushkut, mes punonjësve të policisë dhe banorëve.

Këta të fundit pretentojnë se po u merret prona pa të drejtë dhe kanë bllokuar ndërhyrjet.

Një prej banorëve humbi ndjenjat pasi pa makineritë e ndërtimit duke u afruar.

“A jeni në terezi? Nuk keni turp! Na nxorrën nga shtëpia. Ne e kemi tokën tonë, na e kanë marrë. Hajdutët! Po na marrin shtëpinë, mezi e kemi ndërtuar. Ne jemi akoma në proces gjyqësor, këta vijnë këtu në shtëpi. Shiko ça bëjnë! A ka më gjynah! Këtu do bëhen vila! Nuk do ndërtohen shtëpi për tërmetin. Se besoj ta dije as Edi Rama, as Veliaj.

Se nuk do e bënin këtë punë! Se dinë që kanë njerëz këtu. Të vijnë më mirë, të na hapin një gropë dhe të na fusin të gjithë. Kjo është pjesë private, jo e shtetit. Këta nuk po presin për gjyq,”-shprehen banorët për kamerat.