Avokati i njohur zbulon planin e frikshëm që po përgatit kryeministri Rama: Do shohim tmerr me sy

540

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka folur për iniciativën e kryeministrit Edi Rama për Mini-Schengenin Ballkanik.

Goxhaj ngriti shqetësimin se kjo është një përsëritje e planit të Enver Hoxhës pas Luftës së Dytë Botërore, i cili lejoi bashkimin doganor me Serbinë, por këta të fundit zbrazën të gjithë pasuritë e Shqipërisë.

Avokati thotë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në ditët e sotme, por tashmë në një formë tjetër.

“Të sëmurët me reumatizëm e ndjejnë se do bjeri shi. Ne hapim storyn e Alex Sorosit, nëse ka ardhur në Shqipëri apo Ballkan, dhe e kuptojmë nëse do takohet Rama me Vuçiç për të bërë një pisllik tjetër.

Mini-Schengeni është emri i vjetër. Ky projekt filloi me gjermanët. Kemi denoncuar që nga 2017 kjo është Jugosllavia e re. Është një përsëritje e planit të Enver Hoxhës me Titon, por që zgjati vetëm 2 vjet.

Shqipëria në ato dy vite pa tmer me sy. E njëjta skemë u aplikua atëherë. Shqipëria pas vitit 1946 i kishte magazinat plot, ndërsa Jugosllavia bosh. Shqipëria kishte shumë mall në magazina dhe kishte shumë valuta, para, sidomos flori. Erdhën serbët me bashkimin doganar, e njëjta gjë si sot, dhe zbrazën gjithë Shqipërinë.

Sot nuk kanë nevojë të bëjnë atë formë. Ne kemi një grup produktesh që konkurrojnë në treg, por që po zhduken. Shqiptarët ta dinë sot që pinë shumë rrallë qumësht shqiptar. Ai qumështi që ka etiketa shqiptare është qumësht serb, maqedonas.

Produkti serb do të dominojë tregun në Shqipëri. Heqja e doganave e bën tregun fare të lirë dhe shqiptarët do të falimentojnë. Është i njëjti plan si Enver Hoxhës. Në atë kohë ishte Tito me Enver Hoxhën, sot është Vuçiç me Edi Ramën. Ku ndryshojnë? Është e njëjta histori”, tha Goxhaj për Fax News.

Lexo edhe:   Habit gazetarja shqiptare/ Vajzat këtu nuk dinë të mbajnë burra: Bëhen si qen kufiri…