Aristela dhe Mevlani thuhet se janë të lidhur, Ledjana i thumbon keq

139

Së fundmi Mevlani ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke publikuar një foto pranë Aristelës në rrjete sociale.

Dyshja shfaqeshin bashkë në një shtrat dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga fansat e Ledjanës duke bërë thirrje që të gjithë të bllokojnë llogarinë e Aristelës në Instagram, pasi sipas tyre ajo nuk mund të zërë vendin e Ledjanës në jetën e Mevlanit.

Ledjana iu ka kërkuar fansave të heqin dorë, duke thënë se nuk ka armiqësi me asnjë.

“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkruante Ledjana.