Zaimina Vasjari merr pushimet vjetore nga puna në Ujësjellës, shijon të nxehtin e verës

140

Para disa ditësh, në media qarkulloi lajmi se këngëtarja Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimit në Durrës, në Shijak.

Referuar dokumentit që qarkulloi, Zaimina është emëruar në këtë detyrë në 10 qershor të këtij viti duke marrë përsipër zgjidhjen e të gjitha problemeve të komunitetit të Shijakut për ujin e pijshëm.

Mirëpo, mesa duket lajmë të tilla nuk e kanë shqetësuar aspak këngëtaren, teksa ka vazhduar pushimet e saj normalisht.

Së fundmi, bashkë me familjen ajo ka vendosur që këtë fundjavë ta shijojnë në bregdetin shqiptar dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë Zaimina nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale.

Ky është reagimi i parë i këngëtares së njohur që prej bërjes publike të lajmit.