Shkoder, arrestohet hajduti i varseve te floririt… (video)

Shkodër

 

Finalizohet operacioni policor “Përsëritësi”
I mori më forcë varsen nga qafa një shtetaseje në rrugë, identifikohet,

 

kapet dhe arrestohet autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë po për vjedhje, njëkohësisht edhe i dënuar më parë për vjedhje.

 

29-vjeçari i dyshuar edhe për 6 vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, nga këto tre raste të marrjes me forcë të varseve nga qafa të tre shtetaseve dhe tre raste të vjedhjes me thyerje të banesave e lokaleve.

 

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim më Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u zhvillua operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

 

Si rezultat të një pune të mirëorganizuar u bë identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit:
K. A. 29 vjeç, banues në lagjen “Partizani“, Shkodër, i cili ka qënë i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale dhe i dënuar më parë po për vjedhje.

 

Ky shtetas në lagjen “Kongresi i Permetit”, në rrugën “Bahçe e Çakajve” duke qarkulluar me biçikletë, i ka vjedhur varësen e floririt në qafë,

 

me vlerën 30.000 lekë të rinj shtetases D. B.
Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore të strukturave të seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër,

 

u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...