Punësoi Zaimina Vasjarin si specialiste, Elton Arbana nis aksionin në Shijak, u përgjigjet kritikëve: Nuk do ketë tolerime për …

217

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka nisur një aksion të fuqishëm në zonën ku drejton për lidhjet e paligjshme të ujit. Ndërkohë që rrjeti ‘zien’ pas punësimit të këngëtares Zaimina Vasjari si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut, Arbana ka vendosur tu përgjigjet kritikëve me një aksion kundër lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm.

 

Krah një fotoje ku shihet me kokën e ulur mbi tavolinë, kryebashkiaku i Shijakut paralajmëron se nuk do të ketë aspak tolerime për të gjithë familjet apo bizneset që kanë lidhje të paligjshme.

 

“Nga sot nis aksioni për heqjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm. Furnizimi me ujë të pijshëm duhet të sistemohet sa më parë. Për këtë i kam kërkuar Drejtorisë së Ujësjellësit për të bërë kallëzim penal për të gjithë familjet apo bizneset që kanë lidhje të paligjshme.

 

I bëj thirrje qytetarëve të cilët nuk kanë formalizuar ende lidhjen e ujit të pijshëm brenda rregullave, të paraqiten pranë pikave të kujdesit ndaj klientit të Ujësjellësit, sepse nuk do të ketë asnjë tolerim për të gjitha ata që abuzojnë me këtë pasuri publike. Furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë një problem i vazhdueshëm në Shijak. Me investimet që po bëhen është përmirësuar situata, deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”- shkruan Arbana.

 

Mos vallë do shohim në terren këngëtaren Vasjari? Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut, prej datës 10 qershor. Ky punësim nuk i ka shpëtuar rrjetit, i cili ka nisur me ironinë, pa u kursyer fare, duke i kthyer fotot e këngëtares në ‘Meme’.