HYRJELAJMESHOWBIZGazetari i njohur akuzon Ori Nebiajn dhe Flori Gjinin: Kanë kopjuar kamerat...

Gazetari i njohur akuzon Ori Nebiajn dhe Flori Gjinin: Kanë kopjuar kamerat e fshehta që i bëj unë

Gazetari i programit ‘Ora Verore” në “Ora Neës”, Ronaldo Sharka ka bërë një akuzë publike ndaj Ori Nebiajt dhe Flori Gjinit. Ai tha se programi “Pushime on Top” që transmetohet në “Top Channel” i ka kopjuar idenë, insertet apo skenarin.

 

Ronaldo ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora Neës, ku nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjirokastra u shpreh:

 

“Na kanë kopjuar jo vetëm të ftuarit, por edhe orarin dhe formën e transmetimit apo kamerat e fshehta që i kam bërë unë dhe po i bëjnë ata identike me po të njëjtën temë. E kam fjalën për një ndër moderatoret më të talentuara Ori Nebiaj dhe kolegun e saj në Pushime on Top”, është shprehur Sharka.

 

TE TJERA

spot_img