SHPERTHEN ISH KONKURRENTI I PERPUTHEN 1: OLTI CURRI NUK U BE SHOK ME NE, NDRYSHE NGA ARJAN KONOMI QE U BE EDHE FANS!

Kane kaluar pak kohë nga përfundimi i edicionit të dytë të “Për’puthen”, Alban Dyrmishi, konkurrent në sezonin e parë të programit të dashurisë, na ka kthyer pak prapa në kohë. Shpeshhere Albani ka sulmuar produksionin dhe konkurrentet dhe faktikisht ka folur me fakte.

 

Ai ka postuar një story në Instagram ku rikujton puntatën e parë të emisionit. Albani është ndalur veçanërisht te opinionisti Olti Curri, dhe ka analizuar profesionalizmin e tij duke e krahasuar me atë të Arjan Konomit.

 

“Puntata e parë e Për’puthen 1. Po vija re profesionalizmin e Olti Currit i cili nuk u bë kurrë shokë me ne duke ruajtur gjithmonë një distancë që të ndihmon të thuash gjithmonë mendimin që ke për të gjithë, ndryshe nga Arjan Konomi i cili jo vetëm u bë shok i konkurrentëve, por në ca raste u bë edhe fans i tyre dhe nuk guxonte më t’ju fliste një fjalë”, shkruan Albani.

 

“Për’puthen 1” nisi fillimisht si rubrikë në emisionin E diell dhe konkurrentet e para ishin Ina Kollçaku dhe Antonela Koçi, ndërkohë që moderatore ishte Nevina Shtylla dhe opinionist Olti Curri.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...