PËRGJAKET Shkodra: Futet me shpejtësi në kthesë dhe përplaset me murin, vdes shoferi 23 vjeçar dhe vajza pasagjere 16 vjeçe

1206

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ka tronditur qytetin e Shkodrës. Dy të rinj janë kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së mjetit me të cilin ata udhëtonin, me një mur.

 

Shkak sipas Policisë është bërë shpejtësia e lartë e mjetit, dhe për pasojë kanë ndërruar jetë: drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. Tirani 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

 

Shkodër/Informacion paraprak.

 

Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.