Pas Besa Kokëdhimës, edhe këngëtarja tjetër shqiptare nuk lë gjë pa i thënë Edi Ramës

298

Gjatë Forumit Ekonomik të mbajtur një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut me Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama falenderoi vendet e rajonit për ndihmën e parë që dhanë gjatë tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

 

“Në Shqipëri ra tërmeti dhe ishin forcat e kërkim-shpëtimit nga vendet e rajonit që mbërritën me shpejtësi dhe mes tyre ishin edhe forcat e kërkim-shpëtimit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut”, u shpreh Rama.

 

Shumë e përkthyen këtë deklaratë si një mohim të ndihmës që dhanë qytetarë e personazhe të njohur nga Kosova për familjet e prekura nga tërmeti. Për këtë arsye ka reaguar ashpër edhe këngëtarja Morena Taraku. Kjo e fundit u gjend për disa ditë me radhë në Shqipëri për të ndihmuar disa njerëz me ushqime, rroba e gjithçka tjetër të nevojshme gjatë atyre momenteve të vështira. Po ashtu ajo ndihmoi edhe një familje për t’i ndërtuar nga e para shtëpinë që ishte shkatërruar nga tërmeti.

 

Për këtë arsye Morena shprehet e revoltuar se nuk mundet që t’ju mohohet ndihma shqiptarëve të Kosovës dhe të përmenden të parët serbët apo maqedonasit.

 

“Nuk përzihem fare me politikën e aq më pak shoh lajmet andej. Por këtë që lexova tani më preku mua e lë më gjithë kosovarët e tjerë që ndihmuan në Shqipëri gjatë tërmetit! Mirë kam një pyetje! Kamionët që nisën mërgimtarët tanë nga Evropa, tendat, ushqimet, veshmbathje e që gjithat zhdukeshin ende pa arritur në vendin që presim ne, a thu ku mbetën apo i paskan zhdukur me qëllime që kinse Kosova nuk paska ndihmuar asgjë?

 

Unë erdha nga Turqia lashë babain e sëmurë, edhe pse tërmetet i kam fobi. Këtë po ta them ty që ta dish!

Lexo edhe:   ‘Ti i hidhesh në qafë tjetrit pa e njohur’, plas keq debati mes Anës dhe Melisës

 

Mirë e bëre serbin më të dashur se kosovarin nuk çuditem fare. Por mos vallë folët ndonjëherë ose mos na dekoruat me ndonjë falenderim ne artistave të Kosovës që qëndruam ditë e natë të zgjuar atje ku njerëzit e qeverisë tënde as që kishin qenë ndonjëherë!

 

Mirë! Po shtëpinë që unë Morena Taraku ndërtova në Kameras s’ke dëgjuar jo sepse po të dëgjoje me siguri s’do thoje serbët erdhën të parët. Por ja që ndihmuam se ju kemi borxh vëllezërve tanë”, shkruan Morena në mesazhin e saj drejtuar kryeministrit Rama.