Femijnia e kahershme e brezit tim,
asht kujtimi ma i sinqerte qe zemres m’ka ngel,
ndoshta sepse ishim gati njisoj t’ varfen,
i paperlyem edhe shpirti si bora e pa shkel.
Lojnat tona ishin rruges se madhe
si nji stadium ku tifozat therrisnin pa fre…
topi prej llastiku fluturonte shpesh n’baçe t ‘mahalles,
gocat me litar kercejshin…nji…dy… tre…
Qesh nipi im me koken tash pa floke ,tullace
mbush me shenja , gervisht neper gur..
Une qesh permallshem ,i them tu e perkdhel,
kam qene si zhiva qe t’rrshket neper duer..
Shpesh i kam dishrue andrrat e mia t’asaj kohe,
si prrallat kallxu shporetit me kreshnike e zana,
me qene i lumtun nji muej rresht pa pushu,
si atehere kur nji jelek leshi e bani per mu nana….M.Ç