Lei Kraja ishte sot e ftuar në “Pushime On Top”, ku foli më shumë për planet e saj në karrierë, e jo vetëm.
Prezantuesja sportive shfaqi gjithashtu hapur admirimin e saj për Kryeministrin Edi Rama dhe theksoi se është “pro-Rama”, por nuk e zbuloi se për kë votoi në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se ka shumë dëshirë një ditë t’a intervistojë atë dhe ka disa arsye. Si fillim meqë është shenja e gaforres në horoskop si vetë Lei dhe është “nice”. Moderatorja bukuroshe e cilësoi Ramën edhe si politikanin më sharmant.
Moderatorja shtoi se është ‘pro-Rama’ edhe për faktin se ai është gaforre në horoskop.
Flori Gjini: Cilin politikan do doje të intervistoje?
Lei Kraja: Meqe Edi Rama është gaforre do doja ta intervistoja shumë.
Flori Gjini: Të pëlqen Edi Rama?
Lei Kraja: Po, është ‘nice’.
Flori Gjini: Cili mendon se është më sharmanti në politikë?
Lei Kraja: Më pëlqen si vishet Edi Rama, më pëlqen Edi Rama si politikan. Jam pro-Rama. Nuk e them kë votova, por më pëlqen. Votën e mbaj të fshehtë.