‘Merkato’ e moderatoreve/ Eva Murati drejt Italisë, dy moderatore në garë për ta zëvendësuar atë te Tringu

176

Moderatorja shumë e njohur e sportit, Eva Murati ka treguar së fundmi se ka marrë oferta goxha tunduese nga projekte mjaft të rëndësishme në Itali.

Për “Pushime On Top” bukuroshja e ekranit ka rrëfyer se së shpejti do ta shohim në një program televiziv në shtetin fqinj.

Kjo nënkupton se së shpejti Eva nuk do të jetë më pjesë e ekranit të Tring, duke e bërë të nevojshme kërkimin e një figure tjetër për ta zëvendësuar atë.

Bazuar në këtë fakt duket se këtë sezon do të kemi një ‘merkato’ edhe të moderatoreve sportive në vendin tonë. Aktualisht të lira janë Ilda Bejleri, e cila i ka munguar ekranit shqiptar prej një viti tashmë që nga ekperienca e fundit në Top-Channel.

Ndërsa moderatorja tjetër e lirë është Lei Kraja, e cila së fundmi ishte pjesë e emisionit dedikuar Kampionatit Europian, ‘Eurogame’ në Euronews.

Megjithatë deri në momentin e konfirmimit të një emri në vend të Evës, mund të ketë edhe surpriza.