Kozma Dushi bën deklaratën e papritur: Koha e “Xhaxhit”? Kohë të arta, në burg futeshin ata që bënin gabime!

533

Kozma Dushi ka lënë në harresë vuajtjet e shumë artitëve që janë futur në burg gjatë kohës së xhaxhit.

 

Në një intervistë për News24 nga koncerti ku u interpretuan këngë të para ‘90-ës e pas ‘90-ës duke reflektuar edhe raportin tonë të vështirë me të shkuarën, Dushi flet për kohë të arta, edhe pse shumë kolegë të tijët u arrestuan e internuan.

 

“Nuk ishin kohë të veshtira. Ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, ju hapeshin dyert,”- thotë Dushi.

 

Kur gazetarja Fatmira Nikolli e vë përballë faktit që ju mbylleshin dyert e burgut Dushi shton: Nëse ti bëje gabime, çdo shtet ka ligje. Mos bëj gabime. Pse të bësh gabime?

 

Pse nuk u futa unë ne burg? Pse nuk u fut Tonin Tershana? Pse nuk u fut Vaçe Zela, Luan Zhegu? Më vjen keq. Nuk gjykohet kështu.

Lexo edhe:   Presidenti amerikan Donald Tump Dekoron një Shqiptare