Këngëtarja serbe nxjerr zbuluar Kejvina Kthellën, i filmon të dashurin

Kejvina Kthella nxiti dyshimet pak kohë më parë se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Modelja publikoi një foto krah një mashkulli, fytyrën e të cilit e kishte mbuluar me një emoji. Por së fundmi ka qenë këngëtarja serbe Jelena Karleusa, e cila ka zbuluar padashje partnerin e modeles shqiptare.

Të dyja kanë rastisur me pushime në Bodrum të Turqisë, ku dhe u përballën me një situatë të vështirë pasi vendi u përfshi nga flakët.

Në një video të publikuar nga Jelena, shihet dhe Kejvina e shqetësuar ndërsa partneri përpiqet ta qetësojë. Në video dallohet qartë portreti i tij, por ende nuk është zbuluar identiteti.

TE TJERA

spot_img