Çudíra Shqiptare! Këngëtarja shqiptare emërohet specialiste në Ujësjellës

Zaimina Vasjari, këngëtarja shqiptare që prej kohësh ka qëndruar e tërhéqur nga muzika, së fundmi ka marrë një post pune në UKT.

Në dokumentin e bërë publik, ajo figuron e punësuar si specíaliste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalízime në Durrës, në degën e Shijakut.

Këngëtarja është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimin mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Vitin e shkuar, në një intervistë për “Prive”, Zaimina tregoi detaje për jetën e saj personale, zgjerimin e familjes dhe dasmën.

E pyetur nëse e ka në plan ta bëjë Khloen me motër ose vëlla, Zaimina u përgjigj se e bija i ka dy motra. Megjithatë, ajo u shpreh se do një familje të madhe, prandaj mendon që ta bëjë vajzën me një vëlla.

“Na pëlqen familja e madhe, të kemi shumë fëmijë, na pëlqen të ketë zhurmë shtëpia sepse fëmijët janë gëzim”, tregoi Zaimina.

Zaimina tregoi se në të ardhmen do bëjë dasmë dhe zbùloi disa detaje.

“Dua një ceremoni jo tradícíonale. Do e bëj jashtë, e di vendin ku e dua. Të gjithë dasmën e kam të detajuar në mendje si do e bëj, por nuk ka ardhur momenti akoma”, tha ajo.

Kujtojmë se Zaimina dhe partneri i saj, Klodian Asllani janë prindër të një vajze, Khloe-s.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...