“Të bësh krushqi me atë që të ka për***nuar motrën”, Besa Kokëdhima reagon sërish kundër Edi Ramës për Mini-Shengenin

Pas marrëveshjes së nënshkruar në Shkup mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për iniciativën e quajtur tashmë ‘Open Balkan’,

Besa Kokëdhima i është drejtuar kryeministrin Edi Rama, duke shkruar se po vendos trarë me Kosovën, e po lidh marrëveshje me Serbinë.

“Trarë me Kosovë e Mini-schengen me Serbinë, ose thënë të ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka përdh*nuar motrën”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo ka vazhduar: “Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo-shqiptar e jo-shqiptar të Kosovës, të Dardanisë. Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë. Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gorstivar, në Mal të Zi e jo në Montenegro. Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim. Jemi një”, ka shkruar Besa Kokëdhima.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...