‘Mezi përshëndeteshim në rrugë’, moderatorja shqiptare tregon se me Bes Kallakun…

192

Ata u bënë për herë të parë kolegë në spektaklin e humorit Kosherja dhe sot kanë zhvilluar një miqësi mjaft të mirë dhe skenë kanë shumë kimi me njëri-tjetrin por si ka qënë fillimi i njohjes?

Bëhet fjalë për dyshen e spektklit të humorit Kosherja, Jona Spahiu dhe Bes Kallaku. Kjo e para ka dhënë një intervistë për ‘Living’ ku ka treguar si nisi rrugëtimi i miqësisë dhe bashkëpunimit të tyre dhe raporti para punës.

“Njiheshim, por në kufijtë e formales, aq sa mezi përshëndeteshim në ambientet e televizionit ku punonim të dy, duke ditur se sa VIP ishte Bes Kallaku (qesh). Përtej shakave, me Besin kemi një kimi që perceptohet lehtësisht edhe nga televizori”. -tha ajo