Kim i kërkon Bashës distancim nga Berisha: Tragjike, nëse PD do hante barë për hir të tij

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, nëse partia do “të hante bar” për hir të interesave personale të një njeriu.” Kjo ka qenë deklarata e fortë e bërë nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim para selisë së PD, pas takimit me kreun e kësaj partie Lulzim Basha.

Kim i ka kërkuar kreut të PD-së, që të distancohet nga Sali Berisha dhe ky i fundit të mos jetë pjesë e grupit të ri Parlamentar në shtator, pasi u shpall “non grata” nga Departamenti i Shtetit.

Kim e ka theksuar qartë në fjalën e saj se lideri i PD-së, Basha duhet të shikojë me kujdes se me cilët deputetë futet në Kuvend. Më tej Kim ka shtuar se PD dhe partitë e tjera kanë vendime të vështira përpara, megjithatë shpreson që partitë të kthehen me ndryshime në Parlament.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Lulzim Basha tregoi hapur mbështetjen e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndërkohë deri më tani nuk ka pasur një reagim nga kreu i PD-së lidhur me takimin me Yuri Kim.

“Kryetarët e partive do të futen në Kuvend dhe është e rëndësishme që të mund të shoqërohen, Nga deputetë që e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Do të jetë e rëndësishme që Partia Demokratike të mendojë për këtë çështje.

Sikur e kam thënë edhe më parë, PD ka ruajtur një rol të pa zëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura nga komunizmi. Do të ishte ironi historike dhe tragjike nëse partia do duhet të hante barë, për hatër të një deputeti të saj.

Shpresa jonë është që partitë do të lëvizin para, se ky vend do të lëvizi përpara. E ardhmja po na pret. Bashkëpunimi ynë do vazhdojë përpara. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të shplodhen gjatë gushtit dhe të rikthehen të ripërtërirë” tha Yuri Kim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...