Fshirja e kryqit shkaktoi polemika, Capital T rregullon gabimin në klipin e ri

Kenga e fundit e Capital T, “Buzëqeshje”, u shoqërua me polemika te shumta për shkak se në skenën xhiruar në Katedralen e Shkodres, mungonte kryqi. Komentet negative ishin të shumta, gjë që solli dhe reagimin e reperit, i cili pranoi gabimin në montazh sipas tij duke thene se nuk është e qëllimshme. Por ne fakt është, sepse ndryshimi ne video kerkon programe specifike dhe sigurisht kohë. Pra veprim i qëllimshëm por nga studio që ka realizuar montazhin.

 

Reperi iu referua gjithashtu një postimi të bërë në Instagram, ku ka publikuar një pjesë nga klipi dhe ku vihet re kryqi, për të treguar se asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Ndërkohë ditën e sotme, reperi ka bërë me dije se kryqi është rikthyer në videoklip ndërsa ka kërkuar ndjesë publike.

 

“Klipi “Buzëqeshje” osht kthy në versionin origjinal të tij pa gabime edhe është me kryqin n’vend vet. Edhe niher kërkoj falje për krejt situatën e krijuar. Shumë respekt e dashni për krejt shqiptarët e mi anë e mbanë botës pa dallime fetare apo t’asni lloji. Shijojeni kangën. Ju don Kapo.”, ka shkruar reperi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...