Dyshojnë se është shqiptar, gjendet në fuçi skeleti i një njeriu në Kretë të Greqisë

Skeleti i një njeriu, i dekompozuar është gjetur në ishullin e Kretës. Trupi që i përket një personi të gjinisë mashkull, është gjetur brenda në një fuçi rastësisht. Identiteti i tij dhe shkaqet e ngjarjes janë ende mister.

 

Mediat në vendin fqinj thonë se dy janë pistat ku po hetohet. E para është zhdukja e një të riu shqiptar. Kjo ende nuk është e vërtetuar, pasi hetuesit thonë se mosha e re e shqiptarit të zhdukur nuk përputhet me atë të trupit që u gjet sot. Megjithatë do të priten rezultatet e ADN-së për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

 

 

Pista e dytë e hetimit është ajo e ndonjë emigranti të huaj, por edhe kjo është një teori e momentit. Policia thotë se nga ekzaminimet mjekësore nuk janë konstatuar dëmtime të dukshme. Sipas tyre akti mund të jetë bërë me anë të mbytjes. Rezultatet e ADN-së pritet të zbulojnë kush është ky njeri, i cili u gjet rastësisht në një fuçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...