Rritja e rasteve të reja me COVID nuk ndalet, konfirmohen pozitivë 47 persona

Rastet e reja me COVID në vendin tonë njohin vetëm rritje. Në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar pozitivë 47 persona nga 3025 testime të kryera në total.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 19 raste në Tiranë, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Delvinë, Poliçan.

Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...