Nuk flet më me Flori Mumajesin? Ledri tregon të vërtetën

130

Prej shumë kohësh, Ledri Vula ia kishte besuar karrierën menaxherit dhe mikut të tij Faton Shoshit, por në nëntor të vitit 2019 dyshja e ndërpreu bashkëpunimin. I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, Ledri sqaroi njëherë e mirë marrëdhënien e tyre. Teksa theksoi se mes tyre janë ndërprerë vetëm raportet e punës, ai tha:

 

“ Unë e kam vazhduar miqësinë me Fationin, por ai ka edhe portalin “Indeksonline” dhe është fokusuar të pjesa e medias”. Më pas, Ledri foli edhe për marrëdhënien me Flor Mumajesin. “Marrëdhënia është shumë e mirë. E respektoj shumë. I vetmi njeri që ndjehet rehat nën lëkurën e vet. Më shkruan “Ku je o artist me A të madhe”. Raportet janë të mira por është një kohë që s’kemi bërë diçka”, tha ai.

 

Teksa gazetarët u ndalën te bashkëpunimi i Ledri me Era Istrefin “Shumë pis”, ai tregoi edhe raportin me të. “Erën e kam shumë shoqe. Studio session kemi bërë shumë herë.Kemi bërë disa këngë, por ajo është më shumë e fokusuar jashtë. Kur të kthehet do vazhdojmë bashkëpunimet”, u shpreh reperi.