Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

193

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se Basha ka shkuar në Gjykatë pasi ka paditur për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

 

E gjitha ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, ku sipas kreut të PD, Veliaj, në cilësinë e drejtuesit të fushatës në Qarkun e Tiranës, ka bërë tre akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat demokratët i konsiderojnë si shpifje.