Komiteti Teknik i Ekspertëve jep alarmin: Një valë e re Covid-i është e pashmangshme në Shqipëri

111

Eksperti i Shendetit Publik dhe anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve Alban Ylli, foli sot për zgjatje të orës policore gjatë muajve të vjeshtës.

 

Duke folur për variantin e ri indian te koronavirusit, quajtur ‘Delta’, dhe faktit që ai ka një shkallë më të lartë infektueshmërie, dr. Ylli tha sot në News24 se kufizimet priten të jenë edhe gjatë muajve të ardhshëm pasi sipas tij një valë e re kovidi është e pashmangshme.

 

S’ka vend për frikë, por duket qartazi nga prirja e rasteve e kemi të pashmangshme një valë tjetër, tha ai.