U iku RENEA-ve nga duart, flet drejtuesi i makinës: Isha i frìkësuar, s’kam lidhje me atë çfarë kërkonin…

Gazmend Cani, drejtuesi i makinës së llojit “Mercedes Benz” që shtypi gazin dhe u iku forcave RENEA nga duart ka deklaruar në polici se nuk ka pasur lidhje me lende te paligjshme.

 

Në dës hminë e tij, sipas gazetares Klodiana Lala, Cani ka deklaruar se nuk ka i është dorëzuar policisë pasi është ndjerë i frikësuar.

 

“Gazmend Cani, i shoqëruar disa metra më tej vendit ku iu bë thirrje të zbriste nga makina dhe i marrë në pyetje nga policia, ai ka deklaruar se nuk ka ndaluar pasi u ndje i frikësuar. Ndërkaq policia po heton rolin e tij”- tha Lala.

 

Aksioni u zhvillua në zonën e njohur si “Varri i Bamit” gjatë të cilit u sekuestrua dhe një sasi lende te paligjshme prej 1 kilogram e 128 gramë. Gjithsesi, sipas policisë operacioni është ende në vijim. Në mes të aksionit forcat RENEA shtrinë barkas gazetarin Ergys Gjençaj, i cili ndodhej në zonë rastësisht bashkë me kolegen e tij, Klodiana Lala./dosja

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...